Votuesit shqiptarë në Greqi/ Shumica mbështesin PASOK dhe partitë e majta, 160 mijë kanë të drejtë vote

schedule16:14 - 21 Maj, 2023

schedule 16:14 - 21 Maj, 2023

Adora, e cila ka lindur në Greqi nga prindër shqiptarë votoi sot për herë të parë. Ajo tregon për ABC Neës se shpreson që me votën e saj të zgjedhë përfaqësues që do ta ndihmojnë atë të bëjë ëndrrat realitet në vendin fqinj.

Nëna e Adorës, e cila pavarësisht se nuk gëzon të drejtën e votës shprehet se sheh një perspektivë pozitive për të ardhmen e shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Brikena Qama dhe Silvana Toska , dy shqiptare që nuk e kanë të drejtën e votës në shtetin fqinj, kanë zgjedhur të angazhohen në një tjetër mënyrë në këto zgjedhje. Ato të dyja po shërbejnë si vëzhguese në qendrat e votimit në mbështetje të kandidatit shqiptar Fatos Malaj, i cili kandidon për PASOK.

Nga Athina në një intervistë për gazetaren Linda Karadaku, kandidati shqiptar Fatos Malaj iu bëri thirrje shqiptarëve me të drejtë vote në Greqi që të shkojnë drejt kutive për të përfaqësuesit e tyre në parlament. Malaj tregoi se nëse do të zgjidhej deputet, atëherë do të punonte për të lehtësuar proceduarat e marrjes së nënshtetësisë si dhe do të kishte në fokus edhe çështjen e pensioneve për brezin e paëe të emigrantëve shqiptar në shtetin fqinj.

Janë 160 mijë shqiptarë të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Greqi. 9 mijë prej tyre jetojnë në Athinë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!