PD: Kajmaku refuzon të japë gjurmët e gishtërinjve

schedule16:13 - 4 Shtator, 2019

schedule 16:13 - 4 Shtator, 2019

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, pati një reagim nga selia blu këtë të martë. Sipas tij, Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se Edi Rama, duke përdorur segmentet e hetimit dhe të institucioneve të shtetit, është duke penguar hetimin dhe duke marrë në mbrojtje Agim Kajmakun.

“Në njoftimin zyrtar, organi i akuzës pranoi publikisht se ka dështuar të marrë shenjat e gishtave të personit të akuzuar Agim Kajmaku dhe për këtë dështim paraqet si shkak ngatërresën e adresës nga Zyra e Postës”, thotë Boçi, duke shtuar se ky justifikim banal është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur të inkriminuarin e radhës së Edi Ramës.

Sipas tij, me gjithë provat e pakundërshtueshme që faktojnë inkriminimin e Jorgo Totos alias Agim Kajmaku, Edi Rama nuk e lëshon mollën e kalbur të radhës.

“Ai e mban fort shportën e kriminelëve me të cilët ka grabitur votat e shqiptarëve, po grabit Shqipërinë dhe të ardhmen e shqiptarëve”, u shpreh më tej ish-deputeti Boçi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!