Thashethemet që duan Jose Mourinhon në stolin e PSG-së po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse.
Sipas “La Republica”, trajneri aktual i Romës ka komunikuar disa herë me Luis Campos, drejtorin sportiv të skuadrës franceze, si dhe ka takuar tshmë në Romë emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani.
PSG ëhstë në pronësi të Autoritetit të Investimeve të Katarit, një sfond sovran i pasurisë i drejtuar nga Katari dhe për rrjedhojë pikërisht nga Al Thani.
Gjithsesi, Mourinho ka edhe një mision të fundit me Romën, të fitojë finalen e Europa League./h.ll/abcnews.al