Zelensky do të takohet me princin e kurorës Mohammed bin Salman

schedule12:43 - 19 Maj, 2023

schedule 12:43 - 19 Maj, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me princin e kurorës saudit Mohammed bin Salman në udhëtimin e tij të parë në Arabinë Saudite.

Pas mbërritjes në Arabinë Saudite, ai tha se  prioritetet e tij ishin të diskutonte formulën e paqes të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës së Rusisë ndaj vendit të tij, mbrojtjen e komunitetit mysliman në Ukrainë dhe kthimin e të burgosurve politikë nga Krimea, e cila është aneksuar nga Rusia.

/abcnews.al