Një propozim për martesë ka ndodhur gjatë shfaqjes “Allo, allo” të trupës së Teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” që është vënë në skenë në të martën mbrëma.
Aktori Besfort Berberi ndërsa ishte duke realizuar përshëndetjen e fundit është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar aktores tjetër të kësaj trupe Vlera Pylla. Kjo e fundit e zënë në befasi ka shpërthyer në lot, ndërsa edhe publiku gjakovar u bë dëshmitari kryesor.
Aktorja ka thënë “Po” dhe më pas kanë vijuar ovacionet.
Ndërkohë, pasi ka postuar videon e këtij momentin emocionues, aktorja është shprehur se ky propozim i ka tejkaluar ëndrrat e saj.
“Propozimi për martesë që i tejkaloi ëndrrat e mija. Në teatër, aty ku nisi gjithçka, aty ku e kemi përmbushjen të dy. Faleminderit shpirt për surprizën që më bëri të përjetoj ndjenjën më të bukur e të paharrueshme. Faleminderit shumë kolegëve të Teatrit ‘Hadri Shehu’, faleminderit te gjithë miqve dhe publikut që festuan bashkë me ne atë natë dhe faleminderit të gjithë miqve për mesazhet me urimet më të bukura për ne të dy. U gëzofshi gjithë jetën”, ka shkruar Vlera krahas videos.
/abcnews.al