Pas Mauro Icardit, duket se Galatasaray kërkon të transferojë edhe një tjetër lojtar nga PSG.
Sipas gazetës turke “Fanatik”, Renato Sanches, mesfushori portugez që dikur ka luajtur për Bayern Munich dhe Benfica, duket se ka përfunduar në fokusin e klubit të Stambollit, pas një sezoni me vetëm shtatë paraqitje si titullar.
Edhe pse nuk ka pasur një sezon të mirë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Galatasaray për të përballuar blerjen e kartonit të portugeziot, do të duhet fillimisht të kualifikohet për në Champions League e sezonit të ardhshëm./h.ll/abcnews.al