“Nëntë orë pa lëvizur”, piktori Helidon Haliti tregon njohjen me bashkëshorten: Nuk jam asgjë përpara saj

schedule11:46 - 18 Maj, 2023

schedule 11:46 - 18 Maj, 2023

Piktori i mirënjohur, Helidon Haliti ka treguar historinë interesante të dashurisë me bashkëshorten e tij, Brikenën. Ai ka zbuluar se ata janë njohur falë një pikture që Haliti do t’i realizonte, por që e zgjati 9 orë, pasi bukuria e partneres në atë kohë e bëri menjëherë për vete.

Piktori tha në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, se gjithçka çfarë ka arritur ia dedikon Brikenës, pasi ajo e ka lënë të lirë të jetojë si artist, pa asnjë dozë xhelozie.

Ishte një poet që më ndihmoi për një projekt të propozuar nga ana ime. Doja të pikturoja sipas meje, 10 modele më interesante të asaj kohe në gjimnazin e Lushnjes. Ai ishte pedagog, mësues dhe më ndihmoi në këtë projekt. Edhe një moment tjetër, më thotë: ‘Ime shoqe ka një mbesë shumë simpatike dhe do që ta pikturosh në shtëpi’. Unë shkova, në fakt shumë e bezdisshme për një piktor të marri mjetet, kur e porosisin për diçka. Edhe në fakt gjeta mrekullinë, 9 orë ajo pa lëvizur se nuk lëvizja unë, por dhe ajo e bindur për durimin. Diçka shumë e rrallë për një person që nuk e ka këtë profesion. Unë nuk jam asgjë përpara asaj, në durim, në empancipim, mënyra si i edukon fëmijët, mënyra se si i përtyp mllefet, mënyra se si i përtyp vështirësitë, kaq tolerante. Sa ky çmim i takon asaj për hir të vërtetës, nuk e them për demagogji.

Padyshim spikati bukuria fizike në fillim të jem i sinqertë, por mençuria, e cila vjen e lindur, ose nga familja. Në fakt nuk kam njohur familje më civile. Por të kemi parasysh unë jetoj 100% si artistë fal asaj dhe duke mos e dëmtuar aspak familjen time, duke i shërbyer artit. Unë e falenderoj që ajo më jep liri, nuk e di se si do të mundesha nëse do të kisha një grua xheloze. Po ta ndiqni me kamera të fshehtë jetën e Brikenës nuk do ta kuptoni si funksionon, tejet liberale për një artist”, rrëfeu Haliti./abcnews.al