Rusia ngrin llogaritë bankare të ambasadës dhe konsullatës finlandeze

schedule15:04 - 17 Maj, 2023

schedule 15:04 - 17 Maj, 2023

Llogaritë bankare të ambasadës dhe konsullatës së Finlandës në Rusi janë ngrirë dhe vendi nordik nuk ka marrë asnjë një shpjegim nga fqinji i tij.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e jashtme finlandeze, sipas Reuters.

Finlanda u bashkua zyrtarisht me NATO-n më 4 prill në një ndryshim historik të politikës së shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia që tërhoqi një kërcënim nga Moska për kundërmasa.

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto u tha gazetarëve se llogaritë bankare nuk funksionin që më 27 prill, raportoi Reuters.

“Llogaritë e ambasadave finlandeze janë ngrirë në Rusi dhe për momentin ato nuk mund të përdoren,” tha Haavisto, duke shtuar se misionet kishin përdorur rezervat e tyre të parave të gatshme për të paguar faturat.

Haavisto tha se Finlanda u kishte dërguar autoriteteve ruse një njoftim më 4 maj duke kërkuar që Rusia të siguronte aftësinë e misioneve për të funksionuar në Rusi dhe duke kërkuar një shpjegim zyrtar për ngrirjen, por ajo nuk kishte marrë një të tillë deri më tani.

/abcnews.al