Reshjet e dendura që kanë kapluar Italinë fqinje gjatë kësaj jave ka bërë që lumi Santero, në zonën e Emilia-Romagna të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje të mëdha e si për rrjedhojë është anulluar dhe gara e Çmimit të Madh të Imolas, të Formula 1.
Reshjet e shiut kanë përmbytur një pjesë të madhe të pistës, por për fat të mirë nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Vendimi i anullimi të garës erdhi ditën e sotme, ku me anë të një komunikate në rrjetet sociale, FIA deklaroi se çmimi i Imolas nuk do të zhvillohet këtë javë, teksa nuk dihet ende nëse do të ketë një shtyrje apo jo.
“Në këtë gjendje ne nuk mund të zhvillojmë çmimin e Imolas, në këto kushte ne rrezikojmë shëndetin e tifozëve, pilotëve dhe stafit drejtues. Prandaj gara e planifikuar për këtë javë nuk do të zhvillohet”,- shkruhej në komunikatën e FIA.
Ndërkaq, me rastin e anulimit të çmimit, fondet e mbledhura për organizimin e garës, do t’u shkojnë familjeve që janë prekur nga përmbytja. /i.m /abcnews.al