Kolegji i Pavarur i Apelimit ka shtyrë vendimin për prokurorin Besnik Muçi. Seanca për Besnik Muçin u shty për arsye se nuk formohet trupa gjykuese, duke qenë se Natasha Mulajt i ka humbur jetën një i afërm.
Besnik Muçi kërkoi që seanca të mos lihet për javën që vjen, por pas dy javësh.
Gazetarja Glidona Daci raporton se seanca e radhës për Besnik Muçin u caktua më datë 20 shtator në orën 10:00. /abcnews.al