Vendi ynë është përfshirë nga kushte të paqëndrueshme të motit, që ndryshe nga viti i kaluar maji këtë vit ka sjellë temperatura tipike të një pranvere si në vitet ‘60 dhe ’90.
Meterologia Lajda Porja në një lidhje për “Shqipëria Sot”, me gazetaren Kostana Morava, ka theksuar se reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri në fund të majit, dhe ditët me diell dhe të favorshme për në plazh sipas saj mund të jenë gjatë muajit qershor.
Ajo ka theksuar se në 10 ditëshin e fundit të Majit, përpos reshjeve do të kemi një rritje të temperaturave në 29 apo 30 gradë Celsius.
“Vjet në këtë kohë temperatura ka qenë 30-31 gradë dhe njerëzit kanë qenë dhe në bregdet. Ndërsa sot është 24-25 gradë një situatë që do të na shoqërojë deri në fund të muajit. Sot dhe neser mbetemi në mbizotërimin e kthjellimeve, por pjesa e dytë e ditës do të jetë në mbizotërimin e reshjeve të shiut.
Ditën e premte dhe të shtunë do të kemi më shumë diell dhe më pak vranësira por të dielën do të kemi rikthim të reshjeve që do të na shoqërojnë deri në fund të muajit.
Ajo që do të ketë ndryshim deri nga ajo që kemi kaluar është se pas datës 18 do të kemi një ndryshim të situatës termike, dhe duke e krahasuar më pranverën e viteve ‘60 dhe ‘90 janë, edhe temperaturat e muajit maj janë temperature normale, por në krahasim me vitet e fundit janë më të freskëta, pasi në këtë periudhë shumë kishin nisur frekuentimin e plazhit. Në 10 ditëshin e fundit do të kemi dhe vlera deri në 29 apo 30 gradë. Shpresojmë që në qershor të nisë dhe plazhi , ndryshe nga vitet e fundit që ishim mësuar që të niste në maj”, ka thënë ajo./abcnews.al