Ka nisur stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtrisë aleate dhe partnere të NATOS-s.
Me anë të një postimi në “facebook”, menistri Niko Peleshi shkruan se Shqipëria do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme.
Postimi i plotë:
????DEFENDER 23????
Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.
Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme. Krenarë për këtë rol, duke treguar mbështetjen dhe angazhimin tonë maksimal për të gjithë ushtarakët dhe personelin që janë pjesë e këtij misioni të rëndësishëm. Bashkëpunimi dhe mbështetja jonë, thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon. ?????r.t/abcnews.al