Sot në emisionion “Abc-ja e Mëngjesit” ishte I ftuar këngëtari I njohur G-Bani. Prej disa vitesh larguar nga Shqipëria, ai foli rreth projektit të tij me të fundit me Anxhela Peristerin si dhe aksidentin e ndodhur disa kohë më parë, gjë për të cilën ai nuk kishte folur më herët. I pyetur nga moderator Alban Musa, G-Bani shpjegoi të vërtetën e incidentit.
“Kisha një përplasje te vogël me makinën time në vendin ku unë jetoj. Unë dola ta sqaroj. Ai nuk pati guximin të dilte nga makina dhe vendosi të më përplaste me makinë. Nuk e pa situatën të zgjidhen në tjetër mënyrë. Nuk gjeti zgjidhje tjetër dhe më përplasi me makinë” – shpjegoi ai./abcnews.al