Guardiola zbulon “sekretin”: Bordi i City nuk më ka kërkuar kurrë të fitoj Champions League

schedule09:55 - 17 Maj, 2023

schedule 09:55 - 17 Maj, 2023

Pas 7 vitesh në krye të pankinës së “qytetarëve” të Manchester City, tekniku Pep Guardiola është më afër se kurrë fitimit të trofeut të shumë munguar të UEFA Champions League, teksa mbrëmjen e sotme do të presin në “Etihad Stadium”, “galaktikët” e Real Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales së UEFA Champions League.

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes nuk kishte si të mungonte as tekniku spanjoll, i cili tregoi se në asnjë moment bordi i City nuk i ka kërkuar të fitojë trofeun e Champions League, por vetëm të bëjë më të mirën e tij, gjë që solli një numër të lartë trofesh në “Etihad”.

“Kur mbërrita nuk më kërkuan të fitoj Champion, më thanë të përpiqem të bëj më të mirën, pastaj fituam çdo titull përveç këtij…

Ne e duam atë. Njerëzit thonë se jemi afër, për mua jemi larg. Është një ëndërr të jem këtu, askush nuk na garanton. Trofeu do të jetë atje në të ardhmen”,- u shpreh tekniku spanjoll në prag të ndeshjes së sotme. /i.m /abcnews.al