Ukraina: Anija e fundit e grurit niset sot, pritet vendimi i Moskës për marrëveshjen

schedule09:12 - 17 Maj, 2023

schedule 09:12 - 17 Maj, 2023

Anija e fundit me grurë ukrainas do të niset nga një port ukrainas në Detin e Zi gjatë ditës, një ditë përpara se Rusia të vendosë nëse do t’i japë fund ose jo marrëveshjes.

Marrëveshja midis dy shteteve u përfundua në korrik 2022, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, për të parandaluar rrezikun e një krize globale ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi rus në territorin ukrainas.

Fillimisht ishte rënë dakord që të zgjaste 120 ditë. Si Ukraina ashtu edhe Rusia ishin ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave përpara se të shpërthente konflikti i armatosur.

Moska ra dakord të zgjasë marrëveshjen për 120 ditë të tjera në nëntor. Por në mars e kufizoi zgjatjen në 60 ditë, pra deri nesër, e enjte, 18 maj. Vendi shpjegoi se ta ndërpresë marrëveshjen nëse nuk plotësohen kushtet që ajo vendos, veçanërisht për heqjen e kufizimeve për eksportet e veta bujqësore.

Zyrtarët nga Rusia, Ukraina, Turqia dhe OKB-ja u takuan në Stamboll për bisedime mbi marrëveshjen, Iniciativën për Eksportin e Sigurt të Drithërave dhe Ushqimit nga Portet Ukrainase, ose Iniciativën e Grurit nëpërmjet Detit të Zi, javën e kaluar.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha javën e kaluar se vlerësoi se marrëveshja do të zgjatej edhe për dy muaj të tjerë.

Megjithëse eksportet e ushqimeve dhe plehrave nuk i nënshtrohen sanksioneve perëndimore, Rusia thekson se kufizimet në pagesa, transport dhe sigurime kanë praktikisht të njëjtin efekt.

SHBA po refuzon protestat e Moskës, me ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, duke thënë javën e kaluar se eksportet e drithërave dhe plehrave ishin “në të njëjtat nivele, nëse jo më të larta” se përpara pushtimit.

Zyrtarë nga katër palët kontraktuese marrin pjesë në Qendrën e Përbashkët Koordinuese (JCC) në Stamboll, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes.

Anija e fundit do të niset sot. Një tjetër anije po kthehet në Turqi, ndërsa pesë anije të tjera presin inspektimin në ujërat territoriale turke.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!