Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim shtetasin F.G, 39 vjeç, banues në Lezhë pasi dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë në banesën e motrës së tij në qytetin e Vlorës.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. G., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende me vlerë, në banesën e motrës së tij, në Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al