Disfata e opozitës/ Kulluri: S’kanë më justifikime për humbjen. Minxhozi: Problemi i PD-së së sotme është ai i djeshmi

schedule21:27 - 15 Maj, 2023

schedule 21:27 - 15 Maj, 2023

Analisti Edvin Kulluri duke komentuar rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve të 14 Majit, ku PS ka fituar pjesën më të madhe të bashkive, tha se opozita nuk ka më asnjë justifikim për humbjen.

“Humbja është si e Bashës në 2017, humbja më e keqe e PD. Hera e tretë që ndodh në historinë e PD, në ’97 në pikën më të ulët të Berishës, 2017 në pikën më të ulët të kopjes së Berishës, Basha”, tha ai.

“Nuk kanë asnjë lloj justifikimi të thonë se pse humbën”, shtoi ai. Ndërsa analisti Skënder Minxhozi theksoi se PD-ja e sotme ka të njëjtën problematikë që kishte PD e djeshme.

“Problemi i PD së sotme është ai i djeshëm. Nuk ndryshon asgjë por ka hyrë një element i ri shifror që është një humbje më tepër në vargun e humbjeve të Bashës. E para në Shkodër, e dyta në Tropojë, humbi Lezhën, Kukësin, gjithë qarkun e Dibrës, dmth nuk ka mbetur vend”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!