Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, një raund i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 28 maj pasi asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë 50% të votave.
Me 99,87% të votave të numëruara, Recep Tayyip Erdoğan ka fituar 49,50%, Kemal Kilicdaroglu 44,89%, Sinan Ogan 5,17% dhe Muharrem Ince 0,44%. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrja në procesin zgjedhor të djeshëm ishte 84,92%. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet të dielën, më 28 maj 2023.
Me perspektivën e një raundi të dytë, vëmendja tani kthehet tek ajo se ku do të votojnë 5% që votuan për Sinan Ogan, një ish-deputet nacionalist. Ai e quajti veten si një faktor potencial.
Megjithatë, Ogan ka një qëndrim të ashpër ndaj partive kurde, gjë që e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje me Kilicdaroglu, i cili mbështetet në mbështetjen e partisë pro-kurde HDP,.
Në këtë këndvështrim, vlerësohet se Sinan Ogan është ideologjikisht më pranë “Aleancës Popullore” të Erdoganit , aq më tepër kur kjo e fundit doli fituese e raundit të pare.
Duke i mbajtur të mbyllura për momentin letrat, Ogan komentoi rezultatin e zgjedhjeve të raundit të parë kërkuar që procesi i numërimit, veçanërisht i votave të emigrantëve, nga Këshilli i Lartë Zgjedhor duhet të të vazhdojë pa probleme.
/abcnews.al