“Përfundon numërimi në 34 bashki”, Celibashi: Bllokohet procesi për shkak të lodhjes së komisionerëve në 4 bashki

schedule13:28 - 15 Maj, 2023

schedule 13:28 - 15 Maj, 2023

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje, Ilirjan Celibashi mesditën e kësaj të hënë ka dhënë detaje në lidhje me vijimin e procesit të numërimit për zgjedhjet e kryebashkiakëve të rinj.

Celibashi në fjalën e tij është shprehur se ka qenë një proces i qetë për shkak të disa problematikave të vogla të hasura, ku theksoi se në të gjithë vendin vetëm 9 kuti votimi kanë pasur problem me procesverbalet.

Sipas tij deri më tani numërimi ka mbaruar në 34 bashki dhe se në 4 bashki ka nisur numërimi për anëtarët e Këshillit Bashkiak.

 “Sipas informacioneve të marra një ditë më para rreth orës 22:30 ka përfunduar dorëzimi i të gjithë proceset për dorëzimin e të gjithë kutive pranë qendrave të numërimit.  Ndërkohë 9 kuti janë konstatuara të parregullta Në Kavajë ka filluar me vonesë, ka nisur rreth orës tre të mëngjesit, dhe në Malësinë e Madhe numërimi ka qenë më i vonuar.

Me Librazhdin patëm një problem me hedhjen e të dhënave, me pas u normalizua. Bashkia Divjakë është një tjetër që ka nisur me vonesë numërimin.

Ka mbaruar procesi i numërimit në 34 bashki dhe në 4 bashki ka nisur procesi për numërimin e votave për Këshill Bashkiak.  Ndërkohë në Finiq, Shijak dhe Malësinë e Madhe dhe në 4 KZAZ në Tiranë është bllokuar numërimi, për shkak të lodhjes së Komisionerëve,”, ka thënë Celibashki./abcnews.al