Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të takohet sot në Francë me miliarderin Elon Musk, pronar i Tesla-s dhe Twitter-it, ndër të tjera. Të dy do të marrin pjesë në një takim të krerëve të 200 kompanive të huaja shumëkombëshe, që do të zhvillohet në Pallat të Versajës.
Në kuadër të këtij takimi, presidenti francez do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët ku do të jetë i pranishëm edhe Musk, si dhe në një drekë pune, ku do të shoqërohet nga Ministri i Ekonomisë së Francës, Bruno Le Maire.
Ky është takimi i gjashtë i tillë që mbahet në Francë me titullin “Zgjidh Francën” dhe sipas raporteve të shtypit pritet të rezultojë në investime prej rreth 13 miliardë eurosh, kryesisht në sektorin e energjisë së gjelbër.
/abcnews.al