Mbyllet numërimi në 5 bashki në Gjirokastër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” fiton në Memaliaj

schedule09:50 - 15 Maj, 2023

schedule 09:50 - 15 Maj, 2023

Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar numërimi në 5 nga 7 bashkitë e këtij qarku. Procesi i numërimit në të gjithë bashkitë ka vijuar normalisht pa ndonjë incident.

Deri më tani nga 5 bashkitë ku është mbyllur numërimi, koalicioni Bashkë Fitojmë ka arritur që të marrë bashkinë e Memaliaj. Sipas të dhënave kandidati i BF, Albert Malaj ka siguruar 2592 vota kundrejt kundërshtarit të PS-së Gjolek Guci me 2368.

Ndërkohë në Këlcyrë, Tepelenë, Libohovë dhe Dropull kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste. Gjithashtu në këtë qark vijon dhe numërimi i kutive të fundit në bashkinë e Gjirokastrës ku kryeson kandidati i PS-së Flamur Golemi dhe në Përmet ku gjithashtu kryeson kandidatja e PS-së Alma Hoxha.

Përfundon numërimi në këto bashki:

Kelcyre

Klement Ndoni PS 2018

Arjan Kasaj BF 1936

Adriatik Spahiu PD 137

Tepelene

Termet Peci PS 4088

Baftjar Imeri BF 511

Sokol Guga PD 346

Libohove

Leonard Hide PS 1401

Adil Xhelil BF 1234

Dropull

Dhimitraq Toli PS 3709

Thanas Maneka BF 679

Kosta Garo N Thurje 177

Memaliaj

Gjolek Guci PS 2368

Albert Malaj BF 2592

Vijon numërimi:

Bashkia Gjirokastër janë numëruar 21 nga 67 kuti

Flamur Golemi PS 3963

Dorjan Lani BF 1154

Bashkia Permet 18 nga 23 kuti

Alma Hoxha PS 3140

Edmond Komino BF 962./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!