Vendoret/ Hapen kutitë e para në Fier, Armando Subashi kryeson me mbi 60%

schedule02:27 - 15 Maj, 2023

schedule 02:27 - 15 Maj, 2023

Procesi i numërimit ka nisur prej disa minutash edhe në Bashkinë e Fierit, një bastion i Partisë Socialiste.

Në garë për këtë bashki janë kandidati i PS, Armando Subashi, kandidati i “Bashkë Fitojmë” Evdar Kodheli dhe kandidatja e PD, Eriselda Çelaj.

Teksa janë numëruar 3 qendra votimi nga 224 që janë në total, kandidati i PS kryeson me 289 vota, ose 60.21%, pas tij vjen kandidati i BF, Evdar Kodheli i cili ka marrë 104 dhe jo larg tij është kandidatja e PD me 87 vota.r.t/abcnews.al