Probleme me identifikimin elektronik, Berisha: Do dëgjoni të thonë, ndërhynë hakerat

schedule10:20 - 14 Maj, 2023

schedule 10:20 - 14 Maj, 2023

Pas votimit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për problematikat në qendrat e votimeve. Ai ka thënë se në darkë do të thonë se ndërhynë hakerat iranianë.

Sipas Berishës, policia nuk përgjigjet ditën e sotme në telefon.

“Ka disa problematika, të cilat duhet të shqyrtohen. Pajisjet kanë pasur një përqindje jo të vogël jo funksionale. Do të dëgjoni në darkë që do thonë se na ndërhynë hakerat iranianë. Në fakt janë hakerat qeveritare që ndërhynë. Kjo është e para.

E dyta, ka disa qendra si për shembull në Durrës ku peshkaqeni famoz si Roni Shqopa dhe disa drejtorë dhe përgjegjës të njësive administrative, kanë preferuar ose kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrën e votimit, por janë përzënë ashtu siç e meritojnë.

Nëse i bini numrit të policisë, ai nuk ekziston. Ka marrë pushim sot policia, ata nuk përgjigjen”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!