Nga goditja me grusht e Erion Isait te shoqërimi i Lefter Maliqit, incidentet që kanë ndodhur rreth 2 orë nga nisja e votimit

schedule09:40 - 14 Maj, 2023

schedule 09:40 - 14 Maj, 2023

Ka rreth dy orë e gjysmë që kanë filluar votimet për zgjedhjet vendore në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë deri më tani kanë ndodhur disa incidente, megjithatë sipas gazetarit të ABC News, Ermal Vija, situata paraqitet e qetë.

Fillimisht, gjatë orëve të natës është kërcënuar dhe goditur kryebashkiaku dhe njëkohësisht kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës Erion Isai. Ai është goditur me grusht nga një simpatizant i koalicionit Bashkë Fitojmë ku prezent ka qenë edhe kandidati për kryebashkiak nga ky koalicion.

LEXO EDHE: Dhunë pak para se të nisë votimi, goditet kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, nga simpatizanti i “Bashkë Fitojmë”

Ndërkohë, Policia e Kuçovës ka proceduar penalisht shtetasin Lefter Maliqi kandidat për kryebashkiak nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dhe Mikel Hoxha, të cilët akuzohet se kanë fyer dhe kërcënuar disa persona në ambientet e një lokali.

LEXO EDHE: Fyen dhe shpifën për 4 shtetas, procedohen penalisht kandidati i “Bashkë Fitojmë Lefter Maliqi dhe bashkpuntori i tij

Ndërsa, një 54 vjeçar është proceduar penalisht këtë të dielë, pasi akuzohet se ka kanosur me fjalë kryetarin e njësisë administrative Fratar.

LEXO EDHE:Kanosi me fjalë, kryetarin e njësisë administrative Fratar, procedohet penalisht 54-vjeçari

Sipas policies, mbrëmjen e së shtunës shtetasi Sh. K., 56 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fratar, ka denoncuar se në fshatin Fratar, e kishte kanosur shtetasi Sh. K., 54 vjeç, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar të dyja palët e përfshira në konflikt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!