Shqipëria u përfaqësua nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” të cilët dhuruan emocione në skenën e Liverpool.
Këngëtarja nga Kosova dhe familja e saj kanë mbërthyer publikun jo vetëm për vokalin, performancën por edhe për mesazhin që përcjell kënga, që ka të bëjë për dashurinë ndaj familjes.
“Duje”, dhuroi për publikun evropian një shije të traditës dhe baladës ballkanike.
Përveç emocioneve që përcollën nuk munguan edhe duartrokitjet e spektatorëve për interpretimin e mrekullueshëm.
Shqipëria konkurroi e 10, ndërsa në garë për çmimin e madh janë 26 shtete.
Finlanda me Käärijä dhe Suedia me Loreen janë dy nga vendet pretendente për të fituar Eurovisionin e këtij viti.
Megjithatë finalja do të ketë surpriza dhe kthesa. /abcnews.al