Plagosen dy persona në veri

schedule10:07 - 13 Maj, 2023

schedule 10:07 - 13 Maj, 2023

Dy persona janë plagosur mbrëmë me armë zjarri në veri të Mitrovicës, si pasojë e një përleshjeje dhe janë duke u trajtuar në spital.

Burime të KosovaPress-it bënë të ditur se të plagosurit (të nacionalitetit serbë) janë N. V.  i njohur me nofkën “Xhoni” nga veriu i Mitrovicës dhe N. I. nga Novi Sadi i Serbisë.

Sipas këtyre burimeve, në përleshjen që ka zgjatur rreth gjysmë ore nëpër rrugët “Sutjeska”, “Vllado Cetkovic”, etj të veriut të Mitrovicës kanë marrë pjesë numër i madh i personave.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se policia ka marrë informatën rreth orës 2:00 dhe se ka thënë se ka dalë menjëherë në vendngjarje.

“Dy persona janë plagosur  në këmbë me armë zjarri  dhe janë dërguar për trajtim në spital. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!