Në një intervistë për Asociated Press, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotaqis deklaroi deklaroi se do ti shtijë dorën në mënyrë miqësore fituesit të zgjedhjeve presidenciale në Turqi , një vendi me të cilin Athina zyrtarke ka shkëmbyer shpesh here retorika të forta.
Kryeministri I Greqisë deklaroi se shpreson që pas zgjedhjeve Ankaraja të rishqyrtojë qasjen e saj ndaj perëndimit.
“ Unë do të shtrijë dorën në mënyrë miqësore ndaj kujdo që zgjidhet nga populli turk dhe do të përpiqem të ndërtojë marrdhënien mes dy vendeve tone me vrullin që është krijuar pas tërmeteve shkatërruese. Por unë nuk jam naiv. E di që politikat e jashtme e Turqisë nuk do të ndryshojë brenda ditës. Megjithatë unë shpresoj që qeveria e ardhshme Turke do të rishqyrtojë qasjen e saj ndaj Perëndimit jo vetëm ndaj Greqisë, por edhe ndaj Europës, Natos dhe Shteteve të Bashkuara.”
Megjithatë pavarësisht dëshirës për marrdhënie më të mira mes dy vendeve, Mitsotaqis deklaroi se Greqia nuk do të ndalojë së fuqizuari mbrojten e saj.
“E di që duhet të jemi gati për një periudhë ku tensionet do të rinovohen pas zgjedhjeve dhe ne duhet të sigurohemi që të jemi gati.
Do të doja që të mos shpenzoja më shumë se 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojten, por ne jetojmë në një lagje të pasigurtë dhe kemi përballë një shtet që sillet në mënyrë agresive.”
LEXO EDHE: Fredi Beleri në pranga/ Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ arrestohet për shitblerje votash
Në intervistën e tij për Associated Pres, kryeministri I Greqisë foli më tepër edhe mbi krizën e emigrantëve duke thëne se nën qeverisjen e tij Athina nuk do ti ndryshojë politikat e ashpra kundër migracionit.
“Ne do të vazhdojmë me të njëjtën qasje për t’u siguruar që ne mbrojmë kufinjtë tanë me një politikë të ashpër, por të qëndrueshme emigracioni. Ne nuk kemi një politikë të dyerve të hapura siç kishte qeveria e mëparshm, por kjo nuk do të thotë se ne nuk respektojmë plotësisht të drejtat themelore të emigrantëve.”
Kyriakos Mitsotaqis synon të marrë një mandat të dytë në zgjedhjet parlamentare të të dielës së 21 majit për të udhëhequr Greqinë edhe për 4 vitet e ardhshme./abcnews.al