Aleanca duhet të bazohet në parimet themelore të fqinjësisë së mirë dhe NATO duhet t’i marri parasysh ndjeshmëritë e vendeve anëtare. Ky ishte mesazhi i kryeministrit grek Mitcotakis nga Ankaraja, jo pak i shqetësuar, pas takimit të Donald Trump me Erdogan, me në thelb furnizimin e Turqisë me avionët ushtarak F35.
“Nuk do të komentoj deklaratat e djeshme Trump-Erdogan. Ajo që mund të them është se kur vendi im kërcënohet me luftë nga Turqia nëse ushtron të drejtat e saj sovrane, duhet të sigurohemi që të merren parasysh të gjitha ndjeshmëritë e të gjithë anëtarëve”, tha ai.
Mitsotakis njoftoi se vendi i tij ka kapur objektivin prej 3.5 përqind të prodhimit të brendshëm bruto për shpenzimet e mbrojtjes, si një “detyrë” e vendosur nga presidenti amerikan që në momentin e parë të rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë dhe po zbaton një një program prej 25 miliardë eurosh për modernizimin e forcave të saj.
Vetë Greqia ka siguruar 20 F-35 ultramodernë me opsionin për t’i rritur këto në 40, ndërsa Turqia ka që në vitin 2019 që bënë negociata për marrjen e tyre. Arsyet e mosmarrëveshjeve kryesore mes Ankarasë dhe Athinës janë ndarja e ujrave territorial dhe zonave ekonomike ekskluzive në detin egje, ishujt grekë pranë bregdetit turk, Qipro apo hapësira ajrore. Vitet e fundit ka pasur përpjekje për uljen e tensioneve, edhe pse duket se ky samit nuk është ratsi për një raund tjetër bisedimesh./abcnews.al



