“Vikingu” i pandalshëm, Haaland shpallet “më i miri” i muajit prill në Premier League

schedule13:04 - 12 Maj, 2023

schedule 13:04 - 12 Maj, 2023

Me 6 gola të shënuar dhe 2 asistime të rëndësishme në 4 përballjet e muajit prill, “bomberi” norvegjez i Manchester City, Erling Haaland është shpallur për herë të dytë këtë sezon lojtari “më i mirë” i muajit.

Performancat e tij fantastike ndaj Southampton, Fulham, Leicester dhe “topçinjve” të Arsenal i dhuruan “vikingut” trofeun personal, trofe të cilin e kishte fituar për herë të fundit, në muajin gusht.

Në garën për çmimin “lojtari më i mirë” i muajit prill, Haaland “mposhti” shokun e tij të skuadrës, Kevin de Bruyne, anësorin e Crystal Palace, Eberechi Eze, “bomberat” e Newcastle Alexander Isak dhe Callum Wilson, sulmuesin e Liverpool, Diogo Jota, sulmuesin e Bournemouth, Dominic Solanke, si dhe “bomberin” e Aston Villa, Ollie Watkins. /i.m /abcnews.al