“Nuk u dorëzuam kurrë”, Bove: Përballë Leverkusen bëmë një lojë të shkëlqyer ekipore

schedule12:39 - 12 Maj, 2023

schedule 12:39 - 12 Maj, 2023

Talenti 20-vjeçar i mesfushës italiane, Edoardo Bove ishte padyshim protagonisti kryesor i përballjes së mbrëmjes së djeshme mes “verdhekuqve” të Roma-s dhe “aspirinave” të Bayer Leverkusen, përballje e vlefshme për gjymsë-finalet e UEFA Europa League.

Bove ishte autori i golit që i solli fitoren vendasve romakë, mirëpo në fjalën e tij për mediat, talenti i mesfushës së Roma-s u tregua shumë modest, teksa tha se mbrëmjen e djeshme, së bashku me shokët e tij zhvilluan një lojë të shkëlqyer ekipore.

“Ka një gëzim të madh, mbi të gjitha për paraqitjen që ishte. Ne nuk u dorëzuam kurrë, bëmë një lojë të shkëlqyer ekipore. Nuk kemi arritur ende në finale, sepse ka një betejë tjetër të enjten dhe ne do të shkojmë atje për të fituar”,- u shpreh Bove. /i.m /abcnews.al