Denver siguron biletën në finalen e Konferencës së Perëndimit, pas fitores së madhe 125-100 në ndeshjen e gjashtë gjysmëfinale në fushën e Phoenix. Nudggets mubyllën serinë me rezultatin e përgjithshëm 4-2.
Kryesuesit e Perëndimit dominuan falë një tjetër paraqitje spekakolare të Nikola Jokiç, të mbyllur me tre shifra dopjo. Basketbollisti serb shëniu 23 pikë dhe 12 asist dhe kapi 10 topa në tabelë.
Nga ana tjetër, në ndeshjen më të rëndësishme për Sans, dështoi Kevin Buker, që realizoi vetëm 12 pikë me një përqindje shumë të ulët në gjuatjet e tij. Për vendasit nuk mjaftoi Kevin Durant, në rolin e shënuesit më të mirë me 23 pikë. Në finalen e Konferencës së Perëndimit, Denver do të njohë rivalët që do të dalin nga përballja mes Los Angeles Lakers dhe Golden State.
Për finalistin e Konferencës së Lindjes duhet pritur ndeshja e shtatë dhe e fundit e gjysmëfinaleve pas fitores suprizë të Boston 95-86 në fushën e Philadelphia.
Celtics triumfuan, duke barazuar 3-3 serinë e përgjithshme.
Markus Smart ishte njeriu i fitores për Boston me 22 pikë, 7 asist dhe po aq topa në tabelë. Vetëm 19 pikë për Jayson Tatum, që gjithashtu kapi edhe 9 topa në tabelë.
Për “Sixers” nuk vlejti sfida e shkëlyer e Joel Embiind me 26 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë.
Me fitoren dhe barazimin e serisë, Celtics kanë favorin e faktorit fushë në ndeshjen e shtatë që do të luajnë në shtëpinë e tyre./ h.ll/abcnews.al