Arthur beson te kualifikimi i “violëve”: Fiorentina është një ekip i madh, kalojmë lehtësisht në finale

schedule09:17 - 12 Maj, 2023

schedule 09:17 - 12 Maj, 2023

Fiorentina pësoi një humbje shokuese mbrëmjen e djeshme, në sfidën e parë të gjysmë-finaleve të UEFA Europa League, përballë Basel, me Andy Diouf e Zeki Amdouni që përmbysën në pjesën e dytë të sfidës avantazhin e “violëve”.

Për mediat, pas ndeshjes autori i golit të vetëm për “violët” në disfatën e mbrëmshme, 1 me 2, braziliani, Arthur Cabral tha se asgjë nuk ka mbaruar dhe se Fiorentina është një ekip i madh dhe mund të fitojnë pa probleme në sfidën e dytë.

“Ne shënuam, por humbëm një ndeshje që ishte e jona. Por nuk ka mbaruar. Ne jemi një ekip i madh dhe mund të fitojmë pa probleme. Kam një marrëdhënie e shkëlqyer me Basel, kalova vite speciale në Zvicët. Gola? Nuk jam i interesuar. Preferova të fitoja pa shënuar. Tani radhën e ka  Udinese dhe më pas do të mendojmë për Conference League”,- tha braziliani. /i.m /abcnews.al