“Do vdes, vetëm ti nuk do më vish”, kthehet pas 11 vitesh në shtëpinë e lindjes në Pogradec, vajza surprizon nënën

schedule10:14 - 12 Maj, 2023

schedule 10:14 - 12 Maj, 2023

Brunilda Ravolli i ka emocionuar të gjithë me surprizën që i ka bërë nënës së saj, Qamile Frahollit. Ajo është kthyer nga Greqia pas 11 vitesh dhe ka takuar nënën në Pogradec në një moment që ajo nuk e priste.

Në një lidhje për “ABC e Mëngjesit”, nënë e bijë kanë treguar emocionet e atij momenti dhe të gjitha detajet e kësaj surprize kaq të bukur. Ndër të tjera, Brunilda ka theksuar se në çastin që është kthyer në Shqipëri, ndjente një mall për vendin e saj, sa që i vinte të prekte dhe puthte çdo gur të shtëpisë.

“Nuk e besoja që do më vinte vajza në shtëpi, kishte 11 vite pa ardhur. Ishte një surprizë shumë e madhe për mua, nuk e imagjinoja. I thosha gjithmonë: ‘Biri nënës do vdes, vetëm ti nuk do më vish’. Si përfundim, erdhi çupa”, tha nëna.

“Ne jemi një familje shumë e madhe, jemi 7 fëmijë dhe jemi të gjithë pothuajse larg njëri-tjetrit. Mami është detyruar të rrijë vetëm. Jo se nuk jemi parë me mamin gjithë këto vite, se ajo ka ardhur këtu te unë. Madje dhe motra, erdhi këtu më takoi sepse kisha shumë mall nga që nuk shkoja dot, e kisha pikë të dobët. Erdhi më pa, por nuk është e njëjta gjë si të shkoja unë atje. Më kishte marrë shumë malli jashtëzakonisht për shtëpinë, edhe gurët më vinte t’i puthja, ato tabelat më vinte t’i prekja. Nuk e besoja, thoja më në fund po kthehem. Nuk e di, është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruash.

Këtë surprizë e kishim diskutuar dhe me motrat e tjera dhe në momentin që më dalin letrat i thash që do të jem unë surpriza. Pasi ata që kanë jetuar në Greqi, e dinë shumë e vështirë është të marrësh letrat”, u shpreh vajza./abcnews.al