Është mbyllur në barazimin 1 me 1 “akti i parë” i gjysmë-finaleve të UEFA Europa League, mes “bardhezinjve” të Juventus dhe “padronëve” të këtij kompeticioni, Sevilla në mitikun “Allianz Stadium”.
Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin miqtë e Sevilla, ku pas një pasimi perfekt të argjentinasit Lucas Ocampos në minutën e 26’-të të sfidës, “bomberi” maroken, Youssef En-Nesyri mposht portierin Szczesny me një goditje perfekte.
Mirëpo, kur të gjithë mendoni se Sevilla do të shkonte në “shtëpi” me fitoren në “xhep”, mesfushori i “bardhezinjve” , Federico Gatti përfiton nga një rrëmujë në zonën e spanjollëve dhe me një goditje me kokë vendos baraspeshën.
Tashmë gjithçka që mbetet për të mësuar emrin e një prej finalistëve të UEFA Europa League është ndeshja e javës së ardhshme në mitikun spanjoll “Ramon Sanchez Pizjuan”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Youssef En-Nesyri, 0-1:
Goli i Federico Gatti, 1-1: