VIDEO/ Çmenduri në Conference League, zviceranët e Xhakës shokojnë “violët”, West Ham përmbys gjithçka

schedule22:40 - 11 Maj, 2023

schedule 22:40 - 11 Maj, 2023

Me nisjen e pjesës së dytë skuadrat të cilat ishin në disavantazh kanë gjetur rrugën e rrjetës duke vendosur baraspeshën në të dyja sfidat e Conference League.

Në “Artemio Franchi”, Baseli i Taulant Xhakës ka gjetur rrugën e rrjetës, ku pas një pasimi fantastik nga ky i fundit, “rrufeja” e Basel, Andy Diuf niset i vetëm drejt sulmit dhe me një goditje potente nga jashtë zone mposht “violët”.

Në krahun tjetër ka shpërthyer festa në “London Stadium”, me “çekiçët” e West Ham, që kanë përmbysur gjithçka përballë hollandezëve. Fillimisht një 11-metërsh i ekzekutar në mënyrë perfekte nga Said Benrahma në minutën e 67′-të e më pas gol i Michael Antonio në minutën e 76′-të përmbysën golin e Reijnders. Rezultatet shkojn në 1 me 1 në sfidën Fiorentina-Basel dhe 2 me 1 në West Ham-AZ Alkmaar. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Fiorentina 1 – 1 Basel

West Ham 2 – 1 AZ Alkmaar

Goli i Benrahma, 1-1:

Goli i Michael Antonio, 2-1: