VIDEO/ Mbyllen pjesët e parë në Conference League, Fiorentina bën detyrën, Alkmaar shtang “çekiçët”

schedule22:00 - 11 Maj, 2023

schedule 22:00 - 11 Maj, 2023

Përveç dy sfidave të Europa League kanë përfunduar pjesët e parë dhe në gjysmë-finalet e Conference League, ku Fiorentina po pret në “Artemio Franchi” zviceranët e Basel, ndërsa “çekiçët” e West Ham presin në “London Stadium” hollandezët e AZ Alkmaar.

Në Itali, “violët” e Fiorentina kanë gjetur golin e parë të sfidës në minutën e 25’-të ku pas një rrëmuje në zonën “helvete”, ish-“bomberi” i Basel, braziliani Arthur ndëshkon ish-shokët e tij të skuadrës, me pjesën e parë të sfidës që mbyllet në avantazhin 1 me 0.

Në krahun tjetër, “çekiçët” e West Ham janë “shtangur” në “London Stadium”, me hollandezët e AZ Alkmaar që kanë kaluar në avantazh pas një “perle” të Tijani Reijnders, i cili çoi topin në rrjetën e Areola pas një goditje perfekte nga jashtë zonë në minutën e 42’-të të sfidës. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Fiorentina 1 – 0 Basel 

West Ham 0 – 1 AZ Alkmaar