Mashtroi një qytetar duke i shitur automjetin që nuk e kishte në pronësi, arrestohet 52-vjeçari në Shkodër

schedule13:46 - 9 Maj, 2023

schedule 13:46 - 9 Maj, 2023

Një person është arrestuar në Shkodër, pasi mashtroi një shtetas, duke i shitur një automjet që nuk e kishte në pronësi.

52-vjeçari F.B ishte i shpallur në kërkim, pasi më datë 15.12.2020, dyshohet se ka mashtruar shtetasin F. A., duke i shitur një automjet që ishte në pronësi të shtetasit B. H.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 52-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë

Shkodër

Mashtroi një shtetas, duke i shitur një automjet që nuk e kishte në pronësi, ndalohet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i punës lokalizuese dhe i mbështetjes nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim F. P., 52 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 52-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi më datë 15.12.2020, dyshohet se ka mashtruar shtetasin F. A., duke i shitur një automjet që ishte në pronësi të shtetasit B. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!