Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Korçë–Ersekë, shpëton drejtuesi

schedule12:55 - 31 Maj, 2026

schedule 12:55 - 31 Maj, 2026

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në afërsi të Qafës së Qarrit.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Benz” ka marrë zjarr gjatë lëvizjes dhe është djegur pothuajse plotësisht. Drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe fikjen e flakëve.



Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ka nisur veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!