“Kronikë në gur” është një nga veprat më të njohura të shkrimtarit Ismail Kadare, e cila është përkthyer në shumë gjuhë. Mirëpo, këtë herë do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar.
Regjisori Qëndrim Rijani ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, se kjo ka qene ëndrra e tij më e madhe, që e ka nxjerrë nga sirtari, por shpreson që shumë shpejt të realizohet përfundimisht.
Ai ka theksuar se Kadare është një nga shkrimtarët më të vështirë, prandaj dhe në teatër do shumë punë të vendoset.
“Është një projekt që dua ta bëj. Unë kam punuar një vepër interesante, po ashtu duke punuar me dramaturgun Arjan Krasniqin në Kosovë, një kontekst të marrëdhënies së veprës “Kronikë në gur’ po e vazhdoj në të njëjtën formë. Është një ëndërr e imja, nuk mund të them në sirtar, e kam nxjerr nga sirtari, e kam në dorë. Shpresoj të vijë dita që të realizohet shpejt në Teatrin Kombëtar në Shqipëri. Unë besoj që jam gati që tani, por nuk e di se si do të eci.
Kadare është ndër autorët më të mirë dhe më të vështirë, aq më tepër për ta dramatizuar. Kjo vepër është shumë filmike, sepse udhëton gjithë kohën dhe teatri është pak problematik. Kamera shkon, kurse teatrin duhet ta sjellësh”, tha Rijani./abcnews.al