Një vajzë 13 vjeçare ka rënë nga dritarja e shkollës në Pescara të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 09:20. Sipas mediave italiane, e mitura ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Punonjësit e shëndetësisë i kanë dhënë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas e kanë dërguar me urgjencë në spital. Policia po heton shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë./abcnews.al


