Një sulm me raketa ruse të mërkurën shkatërroi një depo të Kryqit të Kuq në Odesa. Organizata rajonale e Kryqit të Kuq në Odessa tha se ndërtesa prej 1000 metrash katrorë përmbante ndihma humanitare.
Në një deklaratë thuhet se punëtorët dhe vullnetarët nuk ndodheshin në ndërtesë në momentin e sulmit.
“Ofrimi i ndihmës humanitare dhe aktivitetet e disa projekteve të Organizatës Rajonale Odesa të Kryqit të Kuq të Ukrainës janë pezulluar”, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al