Sergi Ramos kaloi 1000 ndeshje në karrierën e tij dje dhe ndihmoi Paris Saint-Germain të fitonte në Troyes.
Një sukse thelbësor për t’iu afruar suksesit në Ligue 1 dhe për të filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm me më shumë qetësi, pas lëkundjeve të mëdha javët e fundit.
Rinovimi i kontratës së spanjollit, që skadon në qershor, është një nga temat më të nxehta. Sipas “RMC Sport”, roli kryesor në dhomat e zhveshjes dhe paraqitjet e mira individuale të ofruara në periudhën e fundit duket se kanë bindur Nasser Al Khelaifi dhe Luis Campos që të rinovojnë me ish-yllin e Real Madrid./ h.ll/abcnews.al