“Njerëzit e Foltores na dhunuan”, kryetari i bashkisë Mat: Dhunuan zyrtarët e bashkisë

schedule12:08 - 8 Maj, 2023

schedule 12:08 - 8 Maj, 2023

Një skenë dhune që dyshohet të lidhet me fushatën zgjedhore ka ndodhur në Mat.

Kjo video është publikuar nga Agron Malaj, kryetar i kësaj bashkie e njëherësh edhe kandidat i Partisë Socialiste.

Malaj thotë se përballe janë një bandë qe nuk rrinë dot kurrë pa bere çorbë dhe maskarada.

Kryebashkiaku pretendon se eskpondentë të Berishës, pranë zyrave të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kanë dhuruar mbrëmë dy zyrtarë shtetërorë gjatë koncertit që bashkia po mbante në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kandidati i PS-së, e mbyll denoncimin duke thënë se këto banda janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do shantazhojnë popullin e Matit.

Ky është incidenti i tretë elektoral deri më tani.

Pak javë më parë, në Vaun e Dejës kryetari i PD-së u gjuajt me armë në banesë dhe e lidhi sulmin me motive politike.

Ndërsa para pak ditësh një poster i Partisë Socialiste në hyrje të Rrëshenit që shfaqte Sali Berishën si non grata, u dogj nga mbështetësit e opozitës./abcnews.al