Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë.
Bëhet fjalë për Arnold Jahon, lindur në Vlorë, i cili u ekstradua nga Barcelona si rezultat i bashkëpunimit mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Policinë e Shtetit dhe homologëve të tyre në Madrid.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar Jahon në vitin 2026 me 6 vite burg për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjithashtu, në vitin 2024, ai është dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërkohë, në vitin 2025, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj tij për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ekstradimi i 41-vjeçarit u realizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, që synon kapjen dhe kthimin në Shqipëri të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


