Autoritetet ruse kanë arrestuar një të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në një shpërthim që hodhi në erë makinën e një blogeri ushtarak rus, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.
Një shpërthim me bombë ndodhi në makinën e shkrimtarit dhe blogerit rus Zakhar Prilepin,i cili u plagos.
Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme ruse, Irina Volk, u citua nga TASS të ketë thënë se “policët në rajonin e Nizhny Novgorod kanë arrestuar një burrë që mund të jetë i përfshirë në bombardimin e makinës në të cilën ndodhej Zakhar Prilepin”.
“Agjencitë e zbatimit të ligjit raportuan se njeriu i arrestuar nën dyshimin për atentat në tentativë ndaj Prilepin u pa pranë fshatit Pionersky, ku ndodhi bombardimi i makinës,” tha TASS.
/abcnews.al