“Zot ruaje Mbretin tonë”, këndohet për herë të parë i ndryshuar himni pas 70 vitesh

schedule14:01 - 6 Maj, 2023

schedule 14:01 - 6 Maj, 2023

Ndërkohë që po vazhdon ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Karl III, kongregacioni ka filluar të këndojë himnin, “Zoti ruaje mbretin tonë të hirshëm”.

Ndërsa Karles së bashku me Kamillën shfaqen  të përulur, të gjithë vijojnë nderimet. Ajo që vihet re është se këtë herë pas 70 vitesh ky himn ka pësuar ndryshime, pasi në teks nuk është më ‘mbretëresha’, por ‘mbreti’.

Kujtojmë që himni ka qenë në përdorim që nga viti 1745 kur u shfaq një version i hershëm: “Zoti e ruajt të madhin George, mbretin tonë! Rroftë mbreti ynë fisnik, Zoti ruaj mbretin!”./abcnews.al