95-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit Bashkia e Tiranës e ka përkujtuar nga shkolla që mban emrin e tij. Me këtë rast nxënësit dhe mësuesit kishin organizuar një koncert.
95-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, simboi i rezistencës kundër komunizmit, e gjen shkollën nëntëvjeçare që mban emrin e tij në Tiranë në proces rikonstruksioni.
Punimet u inspektuan nga nënkryetarja e bashkisë Anisa Ruseti e cila gjithashtu mori pjesë edhe në një koncert të përgatitur nxënësit dhe mësuesit me rastin e ditëlindjes së At Zef Pllumit.
Me qëllim shmangien e mbipopullimit në klasa nënkryetarja e bashkisë iu bëri thirrje prindërve t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat afër banesës./ABC News Albania 24/7