Shanset janë 90%, Berlusconi merr te Monza Ibrën

schedule16:17 - 4 Maj, 2023

schedule 16:17 - 4 Maj, 2023

Suedezi mund të jetë 41 vjeç, por nuk dëshiron t’i varë këpucët në gozhdë siç është shprehur disa herë në publik.

Kur u bë e ditur se Milani nuk dëshironte të rinovonte Zlatanin, Monza ishte një nga skuadrat e para që iu afrua suedezit, ndërsa një rol të rëndësishëm luajti edhe Silvio Berlusconi, me të cilin Ibrahimovic ka marrëdhënie miqësore.

Sipas raporteve të fundit, shanset që Zlatan të nënshkruajë me Monzën janë rreth 90% dhe nëse kjo bëhet sigurisht që suedezi do ta ndihmojë shumë klubin italian dhe sigurisht do të jetë lider, diçka që 41-vjeçarit i pëlqen. /G.D abcnews.al/