Kina ka bërë thirrje për rritje të vigjilencës mbi zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, pas raportimeve të mediave se aleanca planifikon të hapë një zyrë në Japoni për të lehtësuar konsultimet me aleatët në rajon.
NATO planifikon të hapë zyrën e saj të parë në Japoni, për të lehtësuar bisedimet me partnerët e sigurisë si Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re, duke pasur parasysh sfidat gjeopolitike nga Kina dhe Rusia.
Mao Ning, zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Kinës, tha se Azia është “një tokë premtuese për bashkëpunim dhe zhvillim dhe nuk duhet të jetë një fushë beteje për gjeopolitikën”.
“Zgjerimi i vazhdueshëm i NATO -s drejt lindjes në rajonin Azi-Paqësor, ndërhyrja në çështjet rajonale, përpjekjet për të shkatërruar paqen dhe sigurinë rajonale dhe nxitja për konfrontim kërkojnë vigjilencë të lartë nga vendet në rajon,” tha Mao.
Sipas informacioneve, zyra pritet të hapet vitin e ardhshëm në Tokio.
/abcnews.al