Mbrojtja “fut uje”, Tottenham kërkon lojtarin e Juventusit

schedule16:05 - 4 Maj, 2023

schedule 16:05 - 4 Maj, 2023

Tottenham ka pasur një sezon jo shumë të mirë, me ulje ngritje dhe me rezultate negative, por madje edhe me shkarkim trajneri.

Mbrojtja dhe sulmi i “Spurs” nuk është në një gjendje shumë të mirë, pasi deri më tani, Tottenham ka shënuar 63 gola dhe ka pësuar 57 të tillë vetëm në Premier League.

Drejtuesit e klubit anglez kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe reparti që do të preket i pari mendohet të jetë mbrojtja.

Sipas “TeamTalk”, Tottenham ka piketuar mbrojtësin brazilian të Juventus, Bremer. Bardhezinjtë nuk dëshirojnë të privojnë veten nga Bremer, por vlersimi i kartonit të tij është të paktën 50 milionë euro./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!